Sport

Leo Messi i kërkon “boss”-it Beckham, edhe një tjetër ish-lojtar të Barcelonës përveç Sergi Robertos dhe Luis Suarezit…

Inter Miami duket se do të bëhet skuadra me më shumë ish-lojtarë të Barcelonës.

6 Nëntor 2023, 23:15 Nga DOSJA
Leo Messi i kërkon “boss”-it Beckham, edhe një tjetër

SHBA - Fituesi i “Topit të Artë” 2023 ka dy nga ish-shokët e tij të skuadrës katalanase te Miami, Jordi Alba dhe Sergio Busquets. Këtë dimmer atyre i bashkohet edhe Luis Suarez, por për Leo Messin duhet të jenë më shumë. Argjentinasi ka kërkuar tashmë ardhjen edhe të elementit të pestë të ish-grupit të Barçës.

Sipas “El Gol Digital”, njeriu nga Rosario i ka kërkuar David Beckham që të bëjë të mundur edhe ardhjen e mesfushorit kroat Ivan Rakitic. Dhe ka shumë gjasa që Inter Miami as të mos paguajë për të, pasi duket se ai nuk do të rinovojë me Sevillan. Të njëjtat media raportojnë se klubi andaluzian dëshiron të ulë pagën e tij me 85% të asaj që fiton tani.

Ka shumë zhurmë për llojin e marrëdhënies që ata ndërtuan në Barcelonë, pasi presionet që të dy përjetuan në ekipet e tyre shkaktuan pak fërkime. Në një intervistë për “El Desmarque”, ai e bëri të qartë. “Messi dhe Suarez kanë qenë bashkëlojtarët e mi për gjashtë vite dhe njerëz shumë të rëndësishëm. Unë i respektoj ata, megjithëse nuk janë miqtë e mi më të mirë”,- tha ai.

Së bashku, ata fituan disa tituj nën drejtimin e Luis Enrique. Tifozët e culé kujtojnë veçanërisht kombinimet e mira mes të dy lojtarëve që kulmuan me Champions League  2015. Për më tepër, ishte i njëjti sezon kur skuadra e Barçës përfundoi tripletën, edhe me La Liga dhe Copa del Rey.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 6 Nëntor 2023, 22:29

Shakhtior Donetsk, klubi në luftë…

UKRAINE - Shakhtior Donetsk pret Barcelonën të martën (18:45) në “Volksparkstadion” të Hamburgut në Gjermani, për...