Sport

Kapiteni i Fiorentinës, Cristiano Biraghi, pastron rrugët e Firences pas përmbytjeve

Kapiteni i Fiorentinës, Cristiano Biraghi është parë këtë të hënë duke pastruar rrugët e Firences, viktimë e përmbytjeve të mëdha pas kalimit të stuhisë Ciaran.

6 Nëntor 2023, 21:46 Nga DOSJA
Kapiteni i Fiorentinës, Cristiano Biraghi, pastron rrugët e Firences

ITALI - Stuhia Ciaran goditi fort Toskanën dhe qytetin e Firences natën e 2 deri më 3 nëntor, gjatë së cilës ra shi i barabartë me një muaj për tre orë. 

Kapiteni i Fiorentinës, Cristiano Biraghi u pa duke hequr baltën në rrugët e Campi Bisenzio të hënën, teksa mori pjesë në përpjekjet e rindërtimit pas përmbytjeve shkatërruese në zonë.

Shtatë persona kanë vdekur pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati pas shirave të rrëmbyeshëm në rajonin e Toskanës në Italinë qendrore. Një operacion i madh pastrimi është duke u zhvilluar në zonat më të prekura, veçanërisht në Campi Bisenzio, pranë Firences.

Fiorentina Ultras de la Curva Fiesole kishte kërkuar më parë shtyrjen e ndeshjes së Serie A të së dielës kundër Juventusit, në mënyrë që të fokusonte përpjekjet në operacionin masiv të pastrimit. Ndeshja u zhvillua, me Juventusin që fitoi 1-0, por shumë ultras mbetën prapa për të ndihmuar ata në nevojë.

Një ditë pas ndeshjes është zakonisht një ditë pushimi për ekipin, por Biraghi u pa në mesin e vullnetarëve duke ndihmuar në pastrimin e zones, e cila ishte e rrethuar nga sende të braktisura dhe të dëmtuara nga shtëpitë lokale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll