Sport

Miliarderi finlandez tani dëshiron të blejë Interin, brenda javës oferta…

Pas përpjekjes së tij të kotë për të blerë Manchester United, Thomas Zilliacus, tani po shikon zikaltrit e Interit. Miliarderi finlandez njoftoi të hënën se një ofertë do t'i bëhet pronarit Steven Zhang brenda javës së ardhshme.

6 Nëntor 2023, 21:37 Nga DOSJA
Miliarderi finlandez tani dëshiron të blejë Interin, brenda

ITALI - Biznesmeni finlandez Thomas Zilliacus qartazi dëshiron t'i bëjë vetes një vend në botën e futbollit. Pas dështimit të ofertës së tij të papritur për të blerë Manchester United, miliarderi tani është i interesuar për Interin, siguroi ai të hënën shtypin italian. 

“Jam serioz, këtë javë ose më së voni javën tjetër, pronari aktual i Interit do të marrë një ofertë adekuate për marrjen e klubit”,- deklaroi ai në një intervistë të publikuar në uebsajtin e së përditshmes “La Repubblica”.

Zilliacus pretendon se ka mbledhur, falë "investitorëve të ndryshëm, të vegjël dhe të mëdhenj, familjeve dhe investitorëve institucionalë" emrat dhe kombësitë e të cilëve nuk dëshironte t'i zbulonte, 2.5 miliardë euro për të blerë Interin, liderin e kampionatit italian dhe finalisti i Champions-it të fundit.

Interi vlerësohet në 1 miliard dollarë

Oferta, shpjegon ai, do të bëhet nga “kompania XXICentury Capital, e cila është me seli në Singapor dhe është e interesuar për futbollin dhe modën”. Interi i Milanos, i kurorëzuar 19 herë kampion i Italisë dhe tre herë fitues i C1, kontrollohet që nga viti 2016 nga grupi kinez Suning dhe biznesmeni Steven Zhang. Revista Forbes vlerëson klubin italian në 1.03 miliardë dollarë (960 milionë euro).

Zilliacus është një ish-ekzekutiv i Nokia-s, i cili thotë se e ka ndërtuar pasurinë e tij në sektorin e teknologjisë aziatike. Ai jeton në Singapor, ku në vitin 1998 krijoi fondin e investimeve të specializuar në teknologjitë e reja “Mobile FutureWorks” (MFW).  Kompania, e pa listuar në bursë, pretendon të jetë e pranishme në rrjetet sociale, shërbimet e pagesave online, esports, video online dhe pasuri të paluajtshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll