Sport

Maurizio Sarri mohon zërat për largimin e tij në fund të sezonit nga Lazio...

I njoftuar si largim në fund të sezonit nga disa media transalpine, Maurizio Sarri, përkundrazi, ka pohuar se dëshiron të qëndrojë në pankinën e Lazio për një kohë të gjatë.

6 Nëntor 2023, 21:59 Nga DOSJA
Maurizio Sarri mohon zërat për largimin e tij në fund të

ITALI - Maurizio Sarri, trajneri i Lazio së Romës, para pritjes së Feyenoord (e martë, 21:00) për ditën e katërt të Champions League, në konferencën për shtyp mohoi raportimet për një largim të mundshëm të tij në fund të sezonit nga pankina e skuadrës kryeqytetase:

“Absolutisht nuk më interesojnë kritikat, nuk dëgjoj asgjë. Po dëgjoj zëra se do të largohem në fund të sezonit. Nëse thashethemet përhapen më shumë se fjalët e mia, më shqetësojnë shumë, sepse gjithmonë kam thënë të kundërtën. 

Gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj për një kohë të gjatë dhe të përfundoj karrierën time këtu. Sigurisht që nuk është një fillim i vështirë i sezonit, që do të më ndryshojë mendjen. Ne të gjithë po luftojmë së bashku: klubi, lojtarët dhe tifozët e Lazios. 

Nuk do të ndryshoj mendje për këtë çështje dhe prandaj më vjen keq që fjalët e mia kanë më pak rëndësi se thashethemet që u përhapën rastësisht”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll