Aktualitet

Vrasja e Eri Zefit/ Shpallet në kërkim shoku i fëmijërisë, e nxorri në pritë tek vrasësit kundrejt një shume parash (EM

30 Tetor 2019, 08:51 Nga DOSJA
Vrasja e Eri Zefit/ Shpallet në kërkim shoku i

Midritë- Nga Policia për vrasjen e  Eri Zefi, 34-vjeç, ngjarje kjo që ndodhi pak javë më parë në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës është shpallur në kërkim Mikel (Gjovalin) Alia, shoku i tij i fëmijërisë.

Mësohet se ka qenë Mikel (Gjovalin) Alia ai e nxori viktimën në pritë tek vrasësit. Shoku i fëmijërisë këtë e bëri kundrejt një shume parash, duke e nxjerrë nga shtëpia viktimën, falë direktivave dhe skenarit që kishin bërë gjaksit. (lexo këtu)

34 vjeçari Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës.Ai  u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks.  Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës.

Zefi u gjet rastësisht nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan menjëherë policinë. Pista e parë ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.

Pak ditë pas krimit të kryer, Ndue Zefi u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës dhe vijon të qëndrojë në paraburgim, në pritje të dënimit që do t’i japë Gjykata e Durrësit. Dy familjet Ndreca dhe Zefi ishin nga Mirdita dhe prej vitesh ishin zhvendosur me banim në qytetin e Durrësit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eri zefi gjakmarrje ne mirdite shpallet në kërkim vrasësi i eri zefit eri zefi gjakmarrje ne mirdite shpallet në kërkim vrasësi i eri zefit

Sondazh

Poll