Sport

Vjen dhe fitorja e gjashtë radhazi! Partizani nuk ndalet, fiton me “poker” ndaj Vllaznisë

Festë te Partizani pas fitores 4-1, që ngjitet në kuotën e 26 pikëve, duke ndarë vendin e parë me Egnatian dhe zhgënjim, me Vllazninë që hyn në zonën e mbijetesës, duke u renditur e teta me 13 pikë.

6 Nëntor 2023, 21:23 Nga DOSJA
Vjen dhe fitorja e gjashtë radhazi! Partizani nuk ndalet, fiton me

TIRANE - Partizani konfirmoi formën e shkëlqyer që po kalon dhe ndaj Vllaznisë, kundërshtar të cilin e mposhti 4-1 me tepër lehtësi.

“Demat” regjistruan të hënën suksesin e gjashtë radhazi dhe ndajnë kreun e renditjes në Superiore bashkë me Egnatian me nga 26 pikë, pas javës së 12-të të Abissnet Superiores. Por, kampionët e Shqipërisë, kanë një ndeshje të prapambetur me Teutën, që nga java e parë e kampionatit.

Arinaldo Rrapaj zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, por Bekim Balaj realizoi për shkodranët në minutën e 33-të, pas një gabimi të portierit Qirko, duke rikthyer përkohësisht barazpeshën.

Gjithsesi, Partizani nuk i ndali sulmet dhe realizoi dy herë të tjera në limitet e pjesës së parë. Me Marcelino Prekën (45’+1) dhe Adnard Mehmetin (45’+2).

“Pokeri” i vendasve u kompletua nga senegalezi Maguette Gueye (49’) në pjesën e dytë të takimit. Festë te Partizani, që ngjitet në kuotën e 26 pikëve, duke ndarë vendin e parë me Egnatian dhe zhgënjim, me Vllazninë që hyn në zonën e mbijetesës, duke u renditur e teta me 13 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll