Sport

Grabiti dhjetëra shtëpi futbollistësh si Ronaldo, Cruyff apo Benzema, por te Messi nuk lejonte askënd të vidhte!

Një bandit i njohur, i cili drejtonte grabitjet në shtëpitë e futbollistëve të famshëm si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ka shpjeguar pse nuk “godi” shtëpinë e Lionel Messit .

6 Nëntor 2023, 17:16 Nga DOSJA
Grabiti dhjetëra shtëpi futbollistësh si Ronaldo, Cruyff apo

SPANJE - Pak kohë më parë, autoritetet spanjolle çmontuan një spirale që kishte kryer dhjetëra grabitje, kryesisht në shtëpitë e sportistëve të famshëm, përfshirë ato të Cristiano Ronaldos, Karim Benzema dhe Johan Cruyff.

Një nga anëtarët e këtij rrjeti ka folur për podcastin “El Español” për vjedhjet që ka bërë dhe ka treguar se ka parandaluar grabitjen e Lionel Messit dhe familjes së tij për shkak të dashurisë që ka për yllin argjentinas.

“Ne e grabitëm Benzemanë. Ne ishim edhe pas grabitjes së Cristiano Ronaldos në Madeira, por plaçkitja atëherë nuk ishte diçka me shumë vlerë”, theksoi ai fillimisht dhe më pas zbuloi se në vitin 2012 ka marrë pjesë edhe në grabitjen e shtëpisë së Johan Cruyff, pa e ditur se ishte e tij. Këtë e ka kuptuar kur ka parë korniza fotografish, me sendet e vjedhura me vlerë 20 mijë euro.

Së fundi, ai përmendi mundësitë që kishte për të vjedhur Lionel Messin dhe shpjegoi pse nuk e bëri: “Kam ndalur shumë herë njerëzit që donin të hynin në shtëpinë e tij, njerëzit që më kërkonin, por nuk mund t'i ndal të gjithë. Këtë herë ia dola dhe jam shumë krenare për këtë.

Kohët e fundit, gati një vit më parë, më kërkuan të hyja në shtëpinë e prindërve të Messit. Leo ishte në Paris. Shkova ta shoh, sepse e njoh shumë mirë zonën dhe nuk doja. Nuk e bëra nga respekti për Messin, sepse e dua”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll