Aktualitet

Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar në punishten në Itali, hetimet: Autori priti derisa të largohej pronari, qëlloi me silenciator

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e quajtur Cuneo, në via Umberto. 34 vjeçari Klaudio Myrtaj u gjet me plagë të armës së zjarrit në punishten e zdrukthëtarisë në këtë zonë ku u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke punuar. 

6 Nëntor 2023, 15:08 Nga a.l
Vrasja e 34-vjeçarit shqiptar në punishten në Itali, hetimet:
Klaudio Myrtaj

ITALI- Hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj në Itali vijojnë. Referuar dinamikës së ngjarjes, autoritetet ngrejnë dyshimet se vrasja ishte e planifikuar pasi autori ka përdorur një pistoletë me silenciator. Po ashtu dyshohet se autori ka pritur që pronari i punishtes ku punonte Myrtaj të largohej e më pas e ka qëlluar shqiptarin.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e quajtur Cuneo, në via Umberto. 34 vjeçari Klaudio Myrtaj u gjet me plagë të armës së zjarrit në punishten e zdrukthëtarisë në këtë zonë ku u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke punuar. 

Myrtaj kishte dy vite që punonte në një kantier ndërtimi rrugësh dhe herë pas herë bashkëpunonte edhe me një zejtar të zonës për të punuar në punishte e tij. Policia ka marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë, mes të cilëve edhe e dashura e 34-vjeçarit, pasi një nga pistat paraprake që dyshohet për vrasjen është xhelozia.  

klaudio myrtaj

Sondazh

Poll