Politike

Miratohet në parim projekt-buxheti me 14 vota të PS-së në Komisionin e Ligjeve

Në valën e përplasjeve të deputetëve të opozitës me Gardën e Republikës dhe me mazhorancës për protestën ndaj ngritjes së Komisioneve Hetimor anëtarët e komisionit në vetëm 1 orë kanë arritur miratimin.

6 Nëntor 2023, 13:51 Nga h.k
Miratohet në parim projekt-buxheti me 14 vota të PS-së në
Komisioni i Ligjeve

TIRANË-Komisioni i Ligjeve ka miratuar paraditen e sotme në mbledhjen online me 14 vota pro nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste Projekt-Buxhetit e vitit 2023 në parim. Në valën e përplasjeve të deputetëve të opozitës me Gardën e Republikës dhe me mazhorancës për protestën ndaj ngritjes së Komisioneve Hetimor anëtarët e komisionit në vetëm 1 orë kanë arritur miratimin.

Unë dua të sigurohem që projektligji të përfshijë përjashtimin nga TVSh të mëshqerrave të mbarsura që vijnë në territorin e Republikës së Shqipëroi dhe që lindin këtu, pranë blegtorëve,” u shpreh deputeti socialist Erion Braçe.

Garancinë se nga tatimi mbi vlerën e shtuar do të përjashtohen jo vetëm mëshqerrat, por edhe kategori të tjera në blegtori, Braçe  mori nga zëvendës-ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero.

Jemi në proces bisedimesh me Ministrinë e Bujqësisë që të miratojmë edhe një listë përfundimtare ku të përfshihen edhe derrat apo kategori të tjera."

Midis ndryshimeve fiskale të miratuara nga deputetët e mazhorancës ishte dhe rritja e taksës së karbonit e cila nga 3 lekë për kilogram do të rritet në 15.3 lekë deri në vitin 2030.

 

 

projekt buxheti 2023

Sondazh

Poll