Politike

PS zhvillon mbledhjet e Komisioneve online, Çupi: Kanë si qëllim të shuajnë zërin e opozitës në Parlament

Çupi deklaron se qëllimi i vetëm i maxhorancës është që të shuajë zërin e opozitës në Parlament.

6 Nëntor 2023, 12:31 Nga A.B
PS zhvillon mbledhjet e Komisioneve online, Çupi: Kanë si
Dhurata Cupi

TIRANË- Vendimi i socialistëve që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen online, nuk është pritur mirë nga demokratët. Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaron se qëllimi i vetëm i maxhorancës është që të shuajë zërin e opozitës në Parlament.

“Rregullorja e Kuvendit përcakton se komisionet parlamentare i zhvillojnë mbledhjet online vetëm në rastet e masave të jashtëzakonshme, përkatësisht gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme apo fatkeqësisë natyrore (neni a/5). Zhvillimi i mbledhjeve online vendoset me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve (neni 6).

Megjithëse, fatmirësisht Shqipëria nuk është në asnjë prej rasteve të masave të jashtëzakonshme, mazhoranca socialiste, në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit dhe pa vendim të Konferencës së Kryetarëve, ka vendosur zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare online, me qëllim të vetëm shuarjen e zërit të opozitës në Parlament”, shkruan Dhurata Çupi.

opozita ne kuvend dhurata cupi

Sondazh

Poll