Politike

Çfarë ndodh nëse SPAK sjell në Kuvend masën 'arrest shtëpie' për të? Berisha: Dumani vepron si bandit

Berisha deklaroi ditën e sotme se nuk u paraqit në SPAK, pasi sipas tij nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

6 Nëntor 2023, 13:19 Nga A.B
Çfarë ndodh nëse SPAK sjell në Kuvend masën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nuk u paraqit në SPAK, pasi sipas tij nuk ka asnjë njoftim zyrtar, përveçse njoftimeve publike, që sic tha ai nuk kanë asnjë vlerë.

Berisha: Sot nuk kam asnjë njoftim, njoftimet publike nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion, për mua është parlamenti i Shqipërisë institucioni, këtu nuk ka ardhur asgjë. 

Pyetja- Cfarë ndodh nëse nesër SPAK e sjell në Kuvend masën arrest shtëpie?

Berisha:A e kupton që ai nuk guxon ta bëjë këtë?  Nuk e bën se sillet si bandit. 

Opozita nuk përjashton asnjë hap,ju e shihni se ajo po bën një betejë që e futi parlamentin në kundërshtim të hapur. Sot parlamenti hapet me Zoom. Opozita do vijojë betejën e saj gjer në fitoren e sigurtë. Qytetarët janë të gatshëm për protestë, ne e kemi marrë këtë me shembuj personal.

sali berisha

Sondazh

Poll