Politike

“Mos u kruaj shumë me mua”/ Përplasje mes deputetit të PD-së dhe PS-së në komisionin e Ligjeve

Mbledhja u ndëpre pasi deputetët e opozitës, që hynë në Kuvend nga dritarja, u futën në Komisionin e Ligjeve dhe bllokuan punimet.

6 Nëntor 2023, 11:46 Nga A.B
“Mos u kruaj shumë me mua”/ Përplasje mes deputetit
Komisioni

TIRANË- Tensione edhe brenda komisioneve. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula dhe ai i PS-së, Petro Koço janë përplasur me njëri-tjetrin në Komisionin e Ligjeve. Mbledhja u ndëpre pasi deputetët e opozitës, që hynë në Kuvend nga dritarja, u futën në Komisionin e Ligjeve dhe bllokuan punimet.

Pas këtij vendimi, Sula foli me tone të larta dhe të ashpra duke iu drejtuar ligjvënësve socialistë “turp i zi”. Por deputeti Petro Koço i ka kërkuar të ulë zërin dhe të mos bërtasë.

BISEDA MES TYRE:

“Mos e kruaj shumë me mua”, iu drejtuar deputeti i PS-së, ndërsa Dashnor Sula iu drejtua: “Turp të kesh, hajdutë”.

Dashnor Sula: Turp i zi (shtyn karrigen).

Petro Koço: Mos bërtit.

Dashnor Sula: Çfarë të mos bëj unë, të bërtas.

Petro Koço: Mos e kruaj shumë me mua.

Dashnor Sula: Me ty? E kruaj me ty dhe me kë të më dojë qejfi. Turp të kesh, hajdutë.

/Dosja.al

opozita ne kuvend

Sondazh

Poll