Politike

Garda pengoi 8 deputetë të PD të hynin në Kuvend, Meta: Militarizim i Kuvendit të Shqipërisë

Duke e quajtur 'Militarizim të Kuvendit të Shqipërisë', Meta thotë se deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen.

6 Nëntor 2023, 13:50 Nga A.B
Garda pengoi 8 deputetë të PD të hynin në Kuvend, Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka reaguar ndaj ngjarjes që ndodhi gjatë orëve të paradites në Kuvendin e Shqipërisë, ku garda pengoi deputetët e PD që të futeshin brenda. Duke e quajtur 'Militarizim të Kuvendit të Shqipërisë', Meta thotë se deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen.

REAGIMI I METËS:

Dënoj me ashpërsi militarizimin e institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë.
Asgjësimi i të drejtave kushtetuese të opozitës është sulm ndaj pluralizmit politik dhe llogaridhënies para qytetarëve. Partia e Lirisë mbështet vendosmërisht qëndrimin e opozitës e në veçanti:
Garantimin e ngritjes të komisioneve hetimore në Kuvend; Të drejtën e opozitës për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore; Garantimin e shqyrtimit të të gjitha projektligjeve që opozita ka depozituar në Kuvend dhe që bllokohen prej vitesh.

Deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen.
Kjo krizë e rëndë nuk zgjidhet me Gardën e Republikës por me respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores të Kuvendit, si baza e funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

ilir meta

Sondazh

Poll