Politike

“Garda po kënaq epshet e Ramës”/Alizoti pas përplasje së Opozitës: Nuk jam për Berishën këtu, jam për Shqipërinë

Sipas deputetit veprimet tregojnë se janë afër një diktature, përsa kohë sipas Alizotit po zbatohen dëshirat e kryeministrit që nuk përputhen me Kushtetutën.

6 Nëntor 2023, 12:37 Nga h.k
“Garda po kënaq epshet e Ramës”/Alizoti pas përplasje
Tomor Alizoti

TIRANË-Tomor Alizoti deputeti i Partisë Demokratike ka dhënë një deklaratë më mediat pas përplasjes së deputetëve të opozitës me Gardën e Republikës paraditen e sotme. Alizoti e ka quajtur veprimin e gardës anti-ligjor dhe ka ironizuar aktin e tyre si një rast që bëhet për të kënaqur epshet e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas deputetit veprimet tregojnë se janë afër një diktature, përsa kohë sipas Alizotit po zbatohen dëshirat e kryeministrit që nuk përputhen me Kushtetutën.

Kryesia e Kuvendit është një vend ku deputetet dhe opozita kanë zyrat nuk ka lidhje me komisionet. Ndalimi i deputetëve të hyjnë në zyrën  tij nuk mund ta ndalojnë garda. Jemi afër një diktature, ku dëshira e kryeministri prevalon mbi ligjin. Garda nuk mund të marr urdhra që janë në kundërshtim me Kushtetutën. Shteti i së drejtës është ai që kufizon epshet e liderit. Kjo është dëshira e Edi Ramës. Kjo që ndodhi sot është antiligjore. Ky nuk është një sitëm i së drejtës por po merr pamje diktatoriale. Demokracia funksionon aq sa hapësirë ka opozita. Shqipëria nuk është shtet i së drejtës, nëse do ishte, Garda nuk do merret urdhra, se thonë tani që do i heqin nga puna. Nuk është për të zbaruar epshet e Kryeministrave. Opozitarizmi i jep lirinë popullit. Opozita e ka bërë dhe po e bën detyrën e saj. Kjo është një beteje për Shqipërinë dhe jo për Berishën. Kjo është detyrë ndaj njerëzve. Nuk ka rrugë tjetër, po kthehemi në 90’.”- ka thënë Alizoti.

Sondazh

Poll