Politike

Plas te “Ligjet”/ Opozita u kërkon llogari deputetëve të mazhorancës, Sula: Po na rrahin o Arben!

Mbyllja e takimit te “Ligjet” ka vijuar me debate të ashpra mes opozitës me kolegët deputetët e mazhorancës.

6 Nëntor 2023, 11:58 Nga A.B
Plas te “Ligjet”/ Opozita u kërkon llogari deputetëve
Deputetet

TIRANË- Opozita nuk ka lejuar që komisionet të zhvilloheshin. Komisioni i Ligjeve ka përfunduar vetëm disa sekonda pasi ka nisur. Mbyllja e takimit te “Ligjet” ka vijuar me debate të ashpra mes opozitës me kolegët deputetët e mazhorancës.

Deputeti demokrat Dashnor Sula i është kthyer ashpër Arben Pëllumbit dhe Klotilda Bushkës duke u shprehur i dhunuar pavarësisht se nuk kishte bërë asnjë shkelje gjatë tensioneve në hyrje të Kryesisë së Kuvendit.

DEBATI MES TYRE:

Sula: Po na rrahin o Arben.

Turp të keni, turp. Nuk jam hajdut! Por të më mbyllni derën, ça jeni ju? Ca të bëjmë ne? Të shtyjmë njëri tjetrin? Si e mbyllët derën? Kush e mbylli? Gjej një rast kur i mbyllet dera deputetëve? Gjeni një rast?!

Bushka: Nuk u ndaluan kolegët, Garda ndalon ata që janë të përjashtuar.

Sula: Ky është turp. Më dhunove atje o motër, të duket normalitet ty? Më tregoni tani, një muhabet… Keni humbur logjikën! Merruni me Saliun ose Nokën, ç’punë ke me këtë?!

Bylykbashi: Rregulloren nuk mund ta përdorni si mjet ndëshkimi.

opozita ne kuvend

Sondazh

Poll