Politike

FOTO LAJM- Garda nuk e lejon brenda, Korreshi ngjitet sipër derës

Deputeti i PD-së, Saimir Koreshi, teksa garda nuk i ka lejuar që të hyjnë brenda, është ngjitur sipër kangjellave.

6 Nëntor 2023, 10:23 Nga A.B
FOTO LAJM- Garda nuk e lejon brenda, Korreshi ngjitet sipër derës
Saimir Korreshi

TIRANË- Pamje të pazakonta në Kryesinë e Kuvendit. Deputeti i PD-së, Saimir Koreshi, teksa garda nuk i ka lejuar që të hyjnë brenda, është ngjitur sipër kangjellave. Ndërkohë, deputeti Noka ka bërë po të njëjtën gjë dhe ka kapërcyer kangjellat.

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024. Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./Dosja.al

saimir korreshi opozita ne kuvend

Sondazh

Poll