Politike

Garda nuk e lejoi brenda, Flamur Noka kapërcen kangjellat e Kryesisë së Kuvendit

Mbi kangjella hipi edhe deputeti Saimir Korreshi, por ky i fundit qëndroi vetëm disa sekonda dhe nuk vendosi t’i kalonte.

6 Nëntor 2023, 10:24 Nga A.B
Garda nuk e lejoi brenda, Flamur Noka kapërcen kangjellat e Kryesisë
Noka

TIRANË- Ditën e sotme, disa deputetë të Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Kryesisë së Kuvendit këtë të hënë. Pasi punonjësit e Gardës bllokuan derën e Kryesisë, deputeti Flamur Noka zgjodhi të hipte mbi kangjella duke i kaluar e duke u futur në ambientet e Kuvendit.

Mbi kangjella hipi edhe deputeti Saimir Korreshi, por ky i fundit qëndroi vetëm disa sekonda dhe nuk vendosi t’i kalonte.

Jashtë derës ndodhen disa deputetë që debatojnë me punonjësit e Gardës. Mes tyre janë deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati apo Helidon Bushati./Dosja.al

flamur noka

Sondazh

Poll