Politike

FOTOLAJM- Berisha me dy gishtat lart nga dritarja e Kuvendit: Rama është i tmerruar

Berisha u shpreh për mediat e pranishme se Rama ka frikë nga opozita. 

6 Nëntor 2023, 10:56 Nga A.B
FOTOLAJM- Berisha me dy gishtat lart nga dritarja e Kuvendit: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalim nga dritarja e Kryesisë së Kuvendit, aty ku pak më parë u futën disa nga deputetët e opozitës, që nuk u lejuan nga Garda, që të futen nga dera. Pasi përshëndeti me dy gishtat lart, Berisha u shpreh për mediat e pranishme se Rama ka frikë nga opozita. 

"Janë të gjithë deputetë me imunitet dhe kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti deputetët nuk janë ndaluar do kurrë. Sa kohë kanë qenë deputetët, të marrin pjesë në mbledhjen e grupit. Frika dhe tmerri i Ramës bën që të urdhërojë Lindën e tij në akte të turpshme. Deputetët nuk mund të përjashtohen përveçse nga mbledhja e grupit nga grupi i tyre"- tha Berisha.

opozita ne kuvend sali berisha

Sondazh

Poll