Politike

TENSIONE te Kuvendi, deputetët e PD debatojnë me gardën: Keni pirë raki apo mall? Si na prekni?

Të gjendur përballë këtij bllokimi, deputetët kanë debatuar me gardën e cila qëndronte në dy anët e derës. 

6 Nëntor 2023, 10:25 Nga A.B
TENSIONE te Kuvendi, deputetët e PD debatojnë me gardën: Keni
Salianji dhe garda

TIRANË- Tensione te Kuvendi i Shqipërisë. Deputetët e Partisë Demokratike (ata të përjashtuar nga seancat) nuk janë lejuar që të futen brenda parlamentit. Të gjendur përballë këtij bllokimi, ata kanë debatuar me gardën e cila qëndronte në dy anët e derës. 

"Keni pirë raki? Keni pirë mall? Si prekni deputetët e opozitës"- dëgjohet të thonë disa nga deputetët e PD-së.

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024. Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./Dosja.al

opozita te kuvendi

Sondazh

Poll