Politike

“Janë 300 gardisë”/ Salianji: Nesër mund të japin urdhër për eliminimin fizik tonin

Ai ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit është rrethuar me autoblinda dhe me 300 gardistë, për t’i penguar deputetët e opozitës që të futen në mbledhje.

6 Nëntor 2023, 10:52 Nga A.B
“Janë 300 gardisë”/ Salianji: Nesër mund të
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji është në mesin e deputetëve të opozitës që nuk i lejohet hyrja në Kuvend. Për gazetarët, ai ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit është rrethuar me autoblinda dhe me 300 gardistë, për t’i penguar deputetët e opozitës që të futen në mbledhje.

Këtu të vetmit njerëz që po tentojnë ta mbajnë me dhunë fizike dhe psikologjike dhe banda, janë deputetët e PS, Rama. Shikoni sjellje brutale, e paimagjinueshme. Nuk ka ndodh ndonjëherë që të vendosen më shumë sesa 300 gardistë dhe rrethim me autoblind për të ndaluar fjalën. Kërkohet të izolohet edhe fjala. Ndaj japin urdhra të paligjshëm, sot i kanë dhënë urdhër për t’i ndaluar fizikisht, nesër mund t’i japin urdhër t’i eliminojnë fizikisht…

Ne nuk jemi këtu për të bërë luftë muskujsh. Por në momentin kur ka kërkesë llogarie ndaj qeverisë, ndodh kjo që ju shihni sot. Ajo që patë ditën e enjte kur kalonin ligjet. Betejën në publik se ku qëndron e drejta, opozita e ka fituar. Kjo nuk është betejë e lehtë, por vetëm fillimi”, tha ai.

ervin salianji opozita ne kuvend

Sondazh

Poll