Politike

TENSIONE te Kuvendi, garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të PD të futen brenda

Deputetët kanë debatuar me gardën e cila ka krijuar mburojë që të mos lejojnë futjen e deputetëve brenda. 

6 Nëntor 2023, 10:18 Nga A.B
TENSIONE te Kuvendi, garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të
Opozita

TIRANË- Tensione para Kryesisë së Kuvendit. Tetë deputetë të opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinë, por janë penguar nga Garda. Ata kanë debatuar me gardën e cila ka krijuar mburojë që të mos lejojnë futjen e deputetëve brenda. 

Dita e sotme nis me një axhendë të ngjeshur në komisione. Në rendin e ditës janë parashikuar mbledhja e 5 komisioneve parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë është projekt-buxheti i vitit 2024. Për shkak se opozita ka vendosur të bllokojë komisionet, PS vendosi që mbledhjet të zhvillohen online.

Për shkak të përplasjeve, janë në total 8 deputetë të opozitës të përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi./Dosja.al

opozita te kuvendi

Sondazh

Poll