Politike

Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ nis verifikimin paszgjedhor, do të hapen 526 kuti votimi

Më datë 23 tetor KQZ hodhi shortin dhe përzgjodhi rastësisht qendrat e votimit që do i nënshtrohen procesit të këqyrjes paszgjedhore për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore si dhe për zgjedhjet e datës 23 shtator në Kukës.

6 Nëntor 2023, 09:57 Nga A.B
Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ nis verifikimin paszgjedhor, do të hapen 526 kuti
Procesi i numerimit

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur ditën e sotme hapjen e 10% të kutive të votimit në të gjitha bashkitë.

Më datë 23 tetor KQZ hodhi shortin dhe përzgjodhi rastësisht qendrat e votimit që do i nënshtrohen procesit të këqyrjes paszgjedhore për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore si dhe për zgjedhjet e datës 23 shtator në Kukës.

Hapja e këtyre kutive të votimit synon kontrollin nëse gjatë procesit të votimit ka pasur parregullsi, pra për të parë nëse vota është numëruar dhe lexuar ashtu siç qytetarët e kanë shprehur, apo komisionerët kanë abuzuar duke e deformuar vullnetin e tyre.

Rinumërimi i votave bëhet nga specialistë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./Dosja.al

kqz 6 nentor 2023

Sondazh

Poll