Politike

Opozita plan për bllokimin e Kuvendit, Shalsi te 'Ekonomia': Deputetët e PD bënin si të habitur pse po mblidhemi online

Deputetja e opozitës Sorina Koti e cila tha se ndodhet në sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë me dy deputetë ftoi deputetët që mbledhjet të bëhen fizikisht.

6 Nëntor 2023, 09:52 Nga A.B
Opozita plan për bllokimin e Kuvendit, Shalsi te 'Ekonomia':
Eduart Shalsi

TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku është planifikuar të diskutohet pr/ligji për buxhetin 2024 nisi online. Deputetja e opozitës Sorina Koti e cila tha se ndodhet në sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë me dy deputetë ftoi deputetët që mbledhjet të bëhen fizikisht. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi tha se deputetët e opozitës kanë vendosur që të bllokojnë mbledhjet. Me një pyetje drejtuar tyre, ai u tha se nëse ishin të gatshëm që të lënë pas 'non-gratat', duke iu referuar Berishës.

Shalsi: Disa deputetë të PD bënin si të habitur se pse po zhvillojmë mbledhje online, ndërkohë që ishin prezentë kur u bllokua dera. Duam që të bëjmë mbledhje normale, por me sjellje të tilla nuk bëhen. 

Cfarë bëtë ku ju u bllokua dera e komisionit? Donit mbledhje apo të pengonit punimet? 

Ne do vijojmë rrugën tonë. Do bllokoni derën apo do vijojmë mbledhje normale? Jeni gati që ti lini non-gratat, mos t'iu marrin peng?

opozita ne kuvend

Sondazh

Poll