Sport

VIDEO / Leverkusen nuk ndalet, “Aspirinat” fitojnë edhe ndaj Hoffenheim!

Leipzigu humbi 2-0 në fushën e Mainzit, me skuadrën e Brajan Grudës dhe Nelson Weiper që arriti fitoren e parë sezonale në Bundesliga.

4 Nëntor 2023, 17:48 Nga DOSJA
VIDEO / Leverkusen nuk ndalet, “Aspirinat” fitojnë edhe ndaj

GJERMANI - Bayer Leverkusen nuk ndalet as në Hoffenheim, ndërkohë që Leipzigu bie në Mainz. Fitore në transfertë arriti Eintracht Frankfurt, teksa u mbyllën pa fitues takimet Freiburg-M’Gladbach dhe Koln-Augsburg.


“Aspirinat” e Xabi Alonsos fituan 2-3 në transfertë, duke regjistruar suksesin e gjashtë radhazi dhe duke u konfirmuar në vendin e parë në Bundesliga.


Golat e Florian Wirtz dhe Alejandro Grimaldos (2x) i dhuruan Leverkusenit tri pikë tepër të rëndësishme për objektivin titull.

Leipzigu humbi 2-0 në fushën e Mainzit, me skuadrën e Brajan Grudës dhe Nelson Weiper që arriti fitoren e parë sezonale në Bundesliga.

Dy futbollistët shqiptarë nuk luajtën sot për arsye dëmtimesh. Vijon kriza e Union Berlin, që u thye 0-3 në kryeqytet nga Eintracht Frankfurt. Barazim spektakolar në Freiburg-M’Gladbach (3-3), teksa Koln-Augsburg përfundoi në barazim 1-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll