Aktualitet

Moti i keq/ 13 fshatra në Maliq pa energji elektrike, stuhia shkatërron rrjetin e amortizuar

Fshatrat e Gorës, sipas administratorit kanë një shtrirje të madhe dhe ajo që është më shqetësuese, rrjeti është shumë i amortizuar dhe shtrihet në zona të thella malore.

4 Nëntor 2023, 09:40 Nga a.l
Moti i keq/ 13 fshatra në Maliq pa energji elektrike, stuhia
Maliq

MALIQ- Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në rreth 13 fshatra të njësisë administrative Gorë në Maliq. Lajmi është bërë me dije nga administratori i kësaj njësie, Nazmi Qose, kur tha se e gjithë kjo situatë është krijuar për shkak të reshjeve të shumta shoqëruara me erë të fortë dhe stuhi.

Fshatrat e Gorës, sipas administratorit kanë një shtrirje të madhe dhe ajo që është më shqetësuese, rrjeti është shumë i amortizuar dhe shtrihet në zona të thella malore.

Për këtë arsye gjithmonë kur ka reshje shiu me erë të fortë, pjesa më e madhe e këtyre fshatrave ngelen pa energji elektrike. Sipas informacioneve grupet e OSHEE-së janë në terren. Drita nuk ka edhe në njësinë administrative Çërravë dhe Dardhas të Pogradecit. 

moti i keq ne shqiperi nazmi qose

Sondazh

Poll