Aktualitet

Zuckerberg i nënshtrohet operacionit, poston foto i fashuar nga spitali, Taulant Balla ndër të parët që i komenton

Ai ka postuar në rrjete sociale disa foto të tij nga spitali ku shfaqet i fashuar, ndërsa shumë ndjekës i kanë uruar shërim të shpejtë.

3 Nëntor 2023, 14:56 Nga a.l
Zuckerberg i nënshtrohet operacionit, poston foto i fashuar nga spitali,
Mark Zuckerberg shtrohet në spital

TIRANË- Shefi Ekzekutiv i platformës ‘Meta’, Mark Zuckerberg iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një ligament të këputur të gjurit të pësuar gjatë një seance të arteve marciale të përziera. 

Ai ka postuar në rrjete sociale disa foto të tij nga spitali ku shfaqet i fashuar, ndërsa shumë ndjekës i kanë uruar shërim të shpejtë. Mes të parëve ishte edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

‘Të uroj shërim të shpejtë’, komenton ai në foton e Zuckenberg.

Zuckerberg i nënshtrohet operacionit, poston foto i fashuar nga spitali,
Komenti


CEO i META tha se ai planifikon të vazhdojë stërvitjen e tij për një luftë konkurruese MMA në fillim të vitit të ardhshëm. Themeluesi i Facebook, kompania e mediave sociale që u riemërua me emrin Meta, njihet për vendosjen e strategjisë së përgjithshme për biznesin dhe përfshirjen e thellë në përpjekje si inteligjenca artificiale, realiteti virtual dhe metaverse.

mark zuckerberg taulant balla

Sondazh

Poll