Aktualitet

Shkarkoi nga detyra pa të drejtë një punonjës, pezullohet Kryetari i Urdhrit të Stomatologut në Tiranë

Për Nikoll Dedën ishte depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës dhe bëhet me dije se pas një pune hetimore disamujore, 68 vjeçari është pezulluar nga detyra.

4 Nëntor 2023, 09:21 Nga A.B
Shkarkoi nga detyra pa të drejtë një punonjës, pezullohet
Nikoll Deda

TIRANË- Pezullohet nga detyra, Kryetari i Urdhrit të Stomatologut në Tiranë, Nikoll Deda. Ai e mbante këtë post edhe pse i kishte përfunduar mandati, ndaj Policia është urdhëruar të zbatojë vendimin e togave të zeza për pezullimin e tij.

Për Nikoll Dedën ishte depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës dhe bëhet me dije se pas një pune hetimore disamujore, 68 vjeçari është pezulluar nga detyra.

Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues. Madje, edhe pse me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, Nikoll Deda ka shkarkuar një punonjës padrejtësisht.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "Election". Shpërdoroi detyrën duke shkarkuar pa të drejtë një punonjës, ekzekutohet masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik". Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”.
 
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

nikoll deda

Sondazh

Poll