Aktualitet

Stuhi dhe reshje shiu gjatë natës në Përmet, del nga shtrati lumi në Kanionin e Langaricës, bllokohen 23 turistë

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve  dhe të mjeteve  në parkun e përmbytur. Gjatë kryerjes së operacionit  të kërkim shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.

4 Nëntor 2023, 07:52 Nga a.l
Stuhi dhe reshje shiu gjatë natës në Përmet, del nga shtrati
Turistët

PËRMET- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes ka bërë që lumi në Kanionin e Langaricës në Përmet të dalë nga shtrati e për pasojë 23 turistë në hyrje të Kanionit kanë mbetur të bllokuar. 

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e turistëve  dhe të mjeteve  në parkun e përmbytur. Gjatë kryerjes së operacionit  të kërkim shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.

Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit. Ata ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë). 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll