Aktualitet

Artur Meçollari publikon fotot: Urime Komamdantes së Forcave Detare të SHBA për detyrën

Me anë të një postimi në Facebook, Meçollari ka publikuar dy foto, një gjatë betimit të Franchettit dhe tjetra në 2019, ku kanë dalë të dy. 

3 Nëntor 2023, 23:00 Nga I.A
Artur Meçollari publikon fotot: Urime Komamdantes së Forcave Detare
Lisa Franchetti

TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka uruar Admiralen Lisa Franchetti, e cila ditën e djeshme mori detyrën e Komamdantes së Forcave Detare të SHBA. Me anë të një postimi në Facebook, Meçollari ka publikuar dy foto, një gjatë betimit të Franchettit dhe tjetra në 2019, ku kanë dalë të dy. 

Postimi i Plotë:

Urime Admiral Lisa Franchetti! Admiral Lisa Franchetti dje morri detyrën e Komamdantit të Forcave Detare të SHBA. Ajo do të jetë komandanti i 33-të i Forcave Detare të SHBA dhe e para femër në këtë detyrë. Foto nr. 1: Admiral Lisa Franchetti duke u betuar gjetë marrjes së detyrës përpara Sekretarit të Forcave Detare të SHBA Z. Carlos Del Toro. Foto nr. 2: Gjatë vizitës time si Komandant në detyrë i Forcës Detare në Komandën e Flotës së 6-të të SHBA-ve në Napoli, Itali, në datat 12 dhe 13 korrik 2019.

lisa franchetti artur mecollari

Sondazh

Poll