Aktualitet

Reshje të dendura shiu në qarkun Dibër, rënia e inerteve bllokon disa akse

Probleme nga gurët dhe inertet ka pasur në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër.

4 Nëntor 2023, 08:28 Nga a.l
Reshje të dendura shiu në qarkun Dibër, rënia e inerteve
Dibër

DIBËR- Gjatë mbrëmjes, Qarku Dibër është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar probleme në qarkullim. Orët e para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.

Probleme nga gurët dhe inertet ka pasur në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër. Aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës. 

moti i keq ne diber

Sondazh

Poll