Aktualitet

I moshuari ngacmon seksualisht të riun në Vlorë, policia e vendos në pranga

Uniformat blu bëjnë te ditur se i moshuari është arrestuar në flagrancë pas informacionit nga disa persona që lidhen me të riun.

3 Nëntor 2023, 15:26 Nga h.k
I moshuari ngacmon seksualisht të riun në Vlorë, policia e vendos
Policia Vlore

VLORË-Një 73-vjeçar në Vlorë është vendosur në pranga paraditen e sotme pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të ri. Uniformat blu bëjnë te ditur se i moshuari është arrestuar në flagrancë pas informacionit nga disa persona që lidhen me të riun.

Menjëherë policia ka vendosur në hetim ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin, 73 vjeç, banues në Risili, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar”. 

arrestime vlore

Sondazh

Poll