Stuhia "Ciaran" në Tiranë/ Veliaj thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes dhe minimizoni lëvizjet në 24 orët në vazhdim
Pamje nga Tirana TIRANË-Prej më shumë se një ore një stuhi e fuqishme ka përfshirë kryeqytetin duke sjellë për...
Kryeqyteti është përfshirë nga reshje të pazakonta, ndërsa disa rrugë janë përmbytur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
TIRANË- Pasi goditi një pjesë të madhe të Europës, stuhia "Ciaran", ka mbërritur edhe në vendin tonë, ku reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë pushtuar Tiranën.
Kryeqyteti është përfshirë nga reshje të pazakonta, ndërsa disa rrugë janë përmbytur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sakaq lumi i Lanës siç shihet edhe në videon e mëposhtme rrezikon që të dalë nga shtrati.
Tirana është pushtuar nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu të cilat kanë mbuluar disa zona. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.
Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë. Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.
Pamje nga Tirana TIRANË-Prej më shumë se një ore një stuhi e fuqishme ka përfshirë kryeqytetin duke sjellë për...
Permbytje TIRANË-Për shkak të motit të keq, është plagosur një polic në kryeqytet. Forcat blu bëjnë t&eum...
Permbytje TIRANË- Dosja.al ju sjell me video situatën e derimëtanishme në kryeqytet pas stuhisë së frikshme. Rrugët...
foto nga autostrada TIRANË- Rruga dytësore në aksin Tiranë-Durrës është përmbytur si pasojë e reshjeve të...
Foto nga urbani TIRANË- Pak minuta më parë një stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu, ka përfshirë kryeqytetin, ku ...
Trafiku TIRANË- Bllokohet qarkullimi rrugor në kryeqytet. Stuhia e cila ka mbërthyer Tiranën, ka krijuar kaos tek drejtuesit e mjeteve...
foto nga durresi DURRËS- Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë vendin mesditën e sotme. Në ...
Shi TIRANË- Kryeqyteti është pushtuar nga reshje të dendura të cilat kanë mbuluar disa zona me ujë. Vetëm pak minut...
foto ilustruese SHQIPËRI-Stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 p...
Nazmi Shuli, një ndër shefat e lartë të Policisë së Shtetit, njëherësh shef i komisariatit të Durrësit, gjat...