Aktualitet

Pamje pa koment- Përmbytet kryqëzimi i Don Boskos

Tirana është pushtuar nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu të cilat kanë mbuluar disa zona.

3 Nëntor 2023, 14:05 Nga A.B
Pamje pa koment- Përmbytet kryqëzimi i Don Boskos
Permbytje

TIRANË- Këto janë pamjet që vijnë nga zona e Don Boskos. Siç shihet edhe në videon e Dosja.al mjetet janë bllokuar në ujin i cili ka marrë përmasa të konsiderueshme.

Tirana është pushtuar nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu të cilat kanë mbuluar disa zona. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.

Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë. Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

stuhia ne tirane

Sondazh

Poll