Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri drejt një banese në Manzë, shpallet në kërkim 56-vjeçari

Pas hetimeve për ngjarjen, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 56-vjeçar si autor i të shtënave. 

3 Nëntor 2023, 14:56 Nga r.ll
Qëlloi me armë zjarri drejt një banese në Manzë,
foto ilustruese

MANZË- Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në Manëz. 

Mbrëmjen e djeshme rreth 20:30 ishin raportuar të shtëna drejt banesës së një 34-vjeçari në fshatin Kullë. Pas hetimeve për ngjarjen, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 56-vjeçar si autor i të shtënave. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Manzë

Qëlloi me armë zjarri, në afërsi të banesës së një 34-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Rreth orës 20:30, të mbrëmjes së djeshme, sapo janë njoftuar se në drejtim të banesës së shtetasit V. B., 34 vjeç, në fshatin Kullë, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje, për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua shtetasi H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

shpallet ne kerkim 56-vjeçari

Sondazh

Poll