Aktualitet

Aksident i rëndë në Kukës/ Makina përplaset me bordurë, një i vdekur dhe një i plagosur

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

3 Nëntor 2023, 14:30 Nga A.B
Aksident i rëndë në Kukës/ Makina përplaset me
foto nga aksidenti

KUKËS- Një aksident me vdekje është regjistruar në Kukës në autostradën Morinë-Milot, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. 

Sipas policisë, rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne kukes

Sondazh

Poll