Aktualitet

FOTO- Erërat e forta dhe reshjet të shiut pushtojnë Tiranën, pemët e rrëzuara zënë poshtë makinat

Shumica e rrugëve në kryeqytet janë përmbytur, ndërsa lumi i Lanës rrezikon daljen nga shtrati.

3 Nëntor 2023, 14:09 Nga r.ll
FOTO- Erërat e forta dhe reshjet të shiut pushtojnë Tiranën,
foto nga pemet e rrezuara

TIRANË- Situata e rënduar paraqitet në kryeqytet nga erërat e forta dhe reshjet të shiut të cilat janë prezente në vend prej më shumë se një orë. 

Shumica e rrugëve në kryeqytet janë përmbytur, ndërsa lumi i Lanës rrezikon daljen nga shtrati. Era e fortë ka rrëzuar edhe pemët të cilat siç shihen në fotot e mëposhtme kanë zënë poshtë edhe makinat e parkuara, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. 

Tirana është pushtuar nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu të cilat kanë mbuluar disa zona. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.

Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë. Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

stuhia ne tirane

Sondazh

Poll