Aktualitet

Stuhia "Ciaran" në Tiranë/ Veliaj thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes dhe minimizoni lëvizjet në 24 orët në vazhdim

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj siguron se ekipet e Bashkisë janë terren, ndërsa bën thirrje që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112. 

3 Nëntor 2023, 13:51 Nga r.ll
Stuhia "Ciaran" në Tiranë/ Veliaj thirrje qytetarëve:
Pamje nga Tirana

TIRANË-Prej më shumë se një ore një stuhi e fuqishme ka përfshirë kryeqytetin duke sjellë përmbytje të mëdha në rrugë dhe trafik shumë të rënduar.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj siguron se ekipet e Bashkisë janë terren, ndërsa bën thirrje që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112. 

“KUJDES - MOT I RËNDUAR. Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, e ngjashme me stuhinë Ciara që ka goditur Firencen dhe Toskanën gjatë natës. Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet! Ekipet tona janë aktualisht në terren për çdo emergjencë. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Mirënjohje për mirëkuptimin! Tel: 112 për emergjencat. Bashkë. Pa panik e me solidaritet”, shkruan Veliaj.

stuhi ne tirane erion veliaj

Sondazh

Poll