Sport

Ten Cate refuzoi panikën e Ajax-it: "Ai do të luajë rolin e shefit të policisë në një serial..."

Trajneri holandez 68-vjeçar ka luajtur edhe për Chelsean dhe ka drejtuar për një sezon Barcelonën

3 Nëntor 2023, 11:07 Nga DOSJA
Ten Cate refuzoi panikën e Ajax-it: "Ai do të luajë rolin e

HOLANDE - Dashamirët e vërtetë të futbollit anglez nuk e harrojnë Henk ten Cate. Ai ishte asistent i Avram Grant te Chelsea në sezonin 2007/08, duke arritur në finalen e Champions League, ku “Blutë” u mundën nga Manchester United në penallti.

Para kësaj, ai kishte qenë asistent i Frank Rijkaard te Barcelona dhe drejtoi ekipin e Ajax për një sezon. Tashmë 68-vjeçari, Ten Cate ishte një nga emrat, që konsiderohej të merrte komandën teknike të klubit të Amsterdamit. Por ai refuzoi për një arsye shumë të veçantë, siç shpjegoi gazetari Johan Derksen.

"Henk nuk donte të shkonte në Ajax për një arsye shumë të çuditshme. Ai ka rolin e shefit të policisë në serialin “Sleepers” dhe është i fokusuar në këtë. Gjithashtu nuk më dukej sikur ishte i gatshëm të merrte përsipër projektin, sepse i njeh lojtarët dhe e di se nuk do të mund të arrinte në Evropë me atë skuadër”, tha Derksen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll