Sport

Neville paralajmëron: “Erik ten Haag do të shkarkohet nga Manchester United”...

Gary Neville ka paralajmëruar Erik ten Haag se do të shkarkohet nga Manchester United me holandezin, që duket i destinuar të pësojë të njërin fat me paraardhësit e tij në stol.

3 Nëntor 2023, 11:00 Nga DOSJA
Neville paralajmëron: “Erik ten Haag do të shkarkohet nga

ANGLI - Manchester United u eliminua nga Carabao Cup, pasi humbi 3-0 në shtëpi me Newcastle vetëm 3 ditë pasi ishte mundur me të njëjtin rezultat në derbin me Manchester City.

Ten Haag shikon veten protagonist të nisjes më të keqe të sezonit të Manchester United, që nga sezoni i largët 1962-1963 dhe klubi ka humbur 5 nga 10 ndeshjet e para në “Old Trafford” për herë të parë që nga sezoni 1930-1931.

United përfundoi në vendin e tretë në klasifikim në sezonin e parë të holandezit në drejtim, duke i dhënë fund një pritjeje 6-vjeçare për një trofe, por ata kanë bërë regres të madh këtë sezon me Ten Haag që duket i paaftë për të ndalur rënien.

“Mbrëmjen e kaluar pamë “Teatrin e Ëndrrave” të kthehej në “Teatrin e Asgjëje”. Cdo tifoz i United u mërzit”, – shkruajti Neville në “X”, platformën e njohur më parë si Twitter. “Në fushë lojtarët ishin të shokuar, performanca e mjerë dhe pamë një trajner që po vuante para syve tanë. E kemi parë diçka të tillë më parë, e dimë se si përfundon dhe boll kemi parë”, shtoi - Neville.

Ten Haag është trajneri i pestë te United, që pas tërheqjes së Sir Alex Ferguson, pasi fitoi Premier League në 2013. David Moyes zgjati në “Old Trafford” 9 muaj, ndërsa Luis Van Gaal u shkarkua pas 2 sezonesh, pavarësisht se fitoi FA Cup në 2015. Jose Mourinho fitoi 2 trofe, por ai u largua në mes të sezonit të tij të tretë te United, kur ishte 19 pikë pas kryesuesve dhe me vetëm 7 fitore në 17 ndeshje të Premier League.

Ole Gunnar Solskjaer zëvendësoi portugezin përkohësisht në dhjetor 2018 dhe më pas ai i konfirmua si trajner 4 muaj më vonë. Në korrik 2021 vetëm dy muaj, pasi United humbi finalen e Europa League me penallti përballë Villarealit, norvegjezi nënshkroi një kontratë 3-vjeçare. Gjithsesi ai u largua 4 muaj më pas pasi skuadra kishte mbledhur vetëm 17 pikë në 12 ndeshjet e para të kampionatit dhe u zëvendësua nga trajneri i përkohshëm Ralf Ragnick.

Neville beson se vështirësitë e Ten Haag kanë të bëjnë me mungesën e një strukture futbolli në “Old Trafford”. “Në dy ndeshjet e fundit Manchester United është ndeshur me dy klube që kanë instaluar departamente futbolli për të mbështetur skuadrën në fushë dhe jashtë saj, - shkruan ai teksa shton, - e kundërta ndodh te United. Ne nuk kemi një drejtor sportiv”.

Media angleze raporton se Sir Jim Ratcliffe do të marrë kontrollin e operacioneve futbollistike në “Old Trafford” pas miratimit të blerjes së 25 % të aksioneve të klubit për 1.4 miliardë paund. Ratcliffe do të propozojë personalisht një komitet të ri drejtues të futbollit te United nëse marrëveshja kompletohet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll