Aktualitet

VIDEO- Stuhi në Tiranë, përmbytet rruga dytësore në aksin Tiranë-Durrës

Niveli i ujit në rrugë ka arritur disa centimetra, teksa shihet se qarkullimi i automjeteve është vështirësuar.

3 Nëntor 2023, 13:28 Nga r.ll
VIDEO- Stuhi në Tiranë, përmbytet rruga dytësore në
foto nga autostrada

TIRANË- Rruga dytësore në aksin Tiranë-Durrës është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin.

Niveli i ujit në rrugë ka arritur disa centimetra, teksa shihet se qarkullimi i automjeteve është vështirësuar.

Tirana është pushtuar nga një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu të cilat kanë mbuluar disa zona me ujë. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë edhe qytetin e Durrësit, ku rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut. 

Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë. Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Ndërkohë, sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

stuhi ne tirane

Sondazh

Poll