Sport

Për aktet raciste në Beograd, UEFA i mbyll stadiumin Serbisë, pa tifozë në ndeshjen ndaj Bullgarisë për “Euro 2024”!...

Përpos dënimeve financiare, UEFA i mbyll stadiumet Serbisë për çrregullimet në ndeshjen kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

3 Nëntor 2023, 10:00 Nga DOSJA
Për aktet raciste në Beograd, UEFA i mbyll stadiumin Serbisë, pa

SERBI - UEFA vendosi ta ndëshkojë Serbinë për disa pika për ndodhitë e ndeshjes ndaj Malit tgë Zi. Tifozët e Serbisë u akuzuan për fyerje raciste ndaj malazezëve, për të cilën do të duhet të paguajnë 50 mijë euro, por edhe stadiumi të mbyllet në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Bullgarisë.

Gjithashtu ka gjoba për shitjen e biletave (10.000 euro), si dhe gjoba për fishekzjarre (6.500 euro + 750 euro), kalime të bllokuara në stadium (8.000 euro) dhe 14.000 euro për përdorimin e “lazerëve”.

Dënimi i UEFA-s që përfshin një ndeshje pa praninë e tifozëve, se do të thotë se në Leskovc më 19 nëntor, kur Serbia do të luajë kundër Bullgarisë në raundin e fundit të kualifikimeve të Kampionatit Evropian, vetëm fëmijët nën 14 vjeç do të lejohen të hyjnë në tribuna, të organizuar nga Federata e Futbollit të Serbisë.

Edhe malazezët u ndëshkuan gjithashtu, me 15.000 euro dhe ndalim për t'u shitur bileta tifozëve të tyre për vizitën e radhës po për shkak të sjelljes raciste, pastaj me 5.000 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

Federata e Futbollit të Malit të Zi duhet të kontaktojë me Federatën e Serbisë brenda 30 ditëve të ardhshme të futbollit për të kompensuar dëmin e bërë nga tifozët malazezë, të cilën thyen rreth 205 karrige në ndeshjen e Beogradit.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll