Sport

“Babai i Luis Diaz, peng i guerilasve të Ushtrisë Çlirimtare të Kolumbisë”...

Kryenegociatori: "Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të zotit Luis Manuel Diaz"

3 Nëntor 2023, 09:30 Nga DOSJA
“Babai i Luis Diaz, peng i guerilasve të Ushtrisë

KOLUMBI - Një lajm i rëndësishëm vjen nga Kolumbia për rrëmbimin e babait të futbollistit të Liverpool, Luis Diaz, i cili ka përfunduar peng i ELN-së, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. 

Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori i paqes me ELN, Otty Patiño. Qeveria ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij, përballë asaj që përbën një nga krizat më të rënda në negociatat me organizatën guerile kryengritëse revolucionare marksiste-leniniste.

Në një deklaratë, negociatori ishte në gjendje të konfirmonte, se "rrëmbimi i kryer më 28 tetorin e kaluar, në Barrancas, departamenti i La Guajira, kundër Luis Manuel Diaz dhe Cilenis Marulanda, babai dhe nëna e futbollistit Luis Fernando Díaz Marulanda, u krye nga një Njësia që i përket ELN.

Ne i kujtojmë ELN-së se rrëmbimi është një praktikë kriminale që shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe se është detyrë e saj në zhvillimin e procesit aktual të paqes jo vetëm të ndalojë kryerjen e tij, por edhe ta eliminojë atë përgjithmonë". Qeveria kërkon “lirimin e menjëhershëm të zotit Luis Manuel Diaz” dhe mban përgjegjës grupin gueril për gjendjen e tij.

Luis Manuel Diaz dhe gruaja e tij Cilenis Marulanda u rrëmbyen të shtunën pasdite në Barrancas, La Guajira; Marulanda u lirua një orë më vonë nga kapësit e saj. Policia konfirmoi se Diaz u rrëmbye nga katër burra: versionet fillestare tregonin se ata ishin kriminelë të zakonshëm, të cilët kishin tentuar ta çonin njeriun në territorin e Venezuelës, por për shkak të punës së oficerëve me uniformë kjo nuk ishte e mundur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll