Sport

Neymar operoi me sukses ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë në Brazil, operacioni zgjati mbi katër orë…

Neymar u operua me sukses nga mjeku Rodrigo Lasmar në Belo-Horizonte këtë të enjte. Ai tani do të kalojë disa ditë në spital përpara se të fillojë rehabilitimin e tij.

3 Nëntor 2023, 08:30 Nga DOSJA

BRAZIL - Operacioni zgjati më shumë se 4 orë. Në një sallë operacioni në spitalin Mater Dei në Belo-Horizonte, mjeku Seleçao dhe Athletico Mineiro, Rodrigo Lasmar u kujdesën për gjurin e majtë të Neymar. 

Viktimë e një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë, 15 ditë më parë, kundër Uruguajit, sulmuesi i Al-Hilal nuk ka dashur të operohet në Paris, siç i kishte rekomanduar klubi saudit.

Ai zgjodhi atë që kishte riparuar tashmë metatarsale në këmbën e djathtë, në vitin 2018. Operacioni shkoi mirë dhe numri 10 tani duhet të pushojë disa ditë, përpara se të mund të largohet nga klinika. 

Para operacionit, ylli brazilian publikoi një foto në një kornizë, ku duket ai i rrethuar nga djali David dhe vajza e tij, Mavie, e lindur tre javë më parë, me mbishkrimin e mëposhtëm: "Gjithçka po shkon mire”.

Neymar operoi me sukses ligamentin e kryqëzuar të gjurit të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll