Sport

Gati për festën e madhe të Kombëtares, dalin në shitje biletat për ndeshjen e fundit në Tiranë!

FSHF njofton tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me interesin që është maksimal për të ndjekur nga afër idhujt kuqezi.

2 Nëntor 2023, 21:35 Nga DOSJA

Gati për festën e madhe të Kombëtares, dalin në shitje

TIRANE - Shqipëria luan ndaj Ishujve Faroe më datë 20 nëntor ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë në pozita të shkëlqyera për të siguruar kualifikimin për herë të dytë në një event madhor si finalet e një europiani, një kualifikim që mund të vijë madje që më datë 17 në transfertë ndaj Moldavisë, ku Shqipërisë i mjafton vetëm një pikë.

Megjithatë, festa e madhe do të jetë më datë 20 nëntor në Air Albania, aty ku ashtu si në ndeshjet e fundit pritet një impiant i mbushur në kapacitetin e tij maksimal. Së fundmi, FSHF njofton tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me interesin që është maksimal për të ndjekur nga afër idhujt kuqezi.

Njoftimi i FSHF:

 Nis shitja e biletave Shqipëri - Ishujt Faroe, 20 nëntor, 20:45, “Air Albania” mund t’i blini online në linkun: ebileta.al.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

Gati për festën e madhe të Kombëtares, dalin në shitje

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll