Sport

Holandezi që pësoi goditje në zemër dhe u rrëzua në fushë pa ndjenja: “Do të tërhiqem nga futbolli, derisa të rikuperohem”...

Sulmuesi 37-vjeçar Bas Dost ka bërë të ditur përmes një letre arsyen që çoi në kolapsin e tij në ndeshjen e Nijmegen dhe tërheqjen e tij të përkohshme (?) nga futbolli.

2 Nëntor 2023, 21:00 Nga DOSJA

HOLANDE - Imazhi i tmerrshëm i sulmuesit duke u rrëzuar në tokë, disa sekonda para përfundimit të ndeshjes Alkmaar-Nijmegen, tronditi të gjithë botën e futbollit.

37-vjeçari Bas Dost, me një karrierë të madhe në kampionate të ndryshme europiane, ka shpëtuar falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe duke u larguar nga fusha me barelë ka ngritur grushtin, teksa dëgjoi spektatorët që i brohorisnin në mënyrë ritmike emrin e tij.

Sulmuesi i Nijmegen i shpëtoi rrezikut përgjithmonë, megjithatë diagnoza e mjekëve (miokarditi) e çon domosdoshmërisht në... fushë siç bënte me dije në letrën e tij, duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë (qoftë për t'u rikthyer, ose për të lënë përgjithmonë aktivitetin aktiv).

“Jam informuar për atë që më ka ndodhur gjatë ndeshjes në Alkmaar. Ditët e fundit kam bërë shumë analiza dhe kanë treguar që kam miokardit. Mund të ketë disa arsye pse u shkaktua dhe pasojat mund të jenë mjaft serioze, por unë isha me fat që u ktheva me sukses në jetë. Nuk mund të theksoj sa duhet se sa mirënjohës u jam mjekëve në Nijmegen dhe Alkmaar për ndihmën që më kanë dhënë”,- thotë Dost në letrën e tij dhe vazhdon:

Holandezi që pësoi goditje në zemër dhe u rrëzua

“Testet do të vazhdojnë për ditët në vijim dhe më pas do të shkoj në shtëpi dhe do të duhet të pushoj për t'u rikuperuar plotësisht nga kjo. Vetëm atëherë do të kem një pamje të qartë të së ardhmes sime dhe që atëherë e tutje do të mund të ndaj më shumë për të. Tani për tani do të bëj një pushim nga futbolli dhe do ta kaloj periudhën e ardhshme me familjen time. 

Shpresoj që të gjithë ta respektojnë atë. Do të jem sërish në “Goffert Stadium” në muajt e ardhshëm. Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjithë nga bota e futbollit, brenda dhe jashtë vendit për dashurinë që më keni treguar. Kjo më emocionoi dhe më mbështeti mua dhe familjen time”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll