Sport

Legjenda Fernando Hierro, baba për herë të tretë në moshën 55-vjeçare...

Fanny Stipkovic, 15 vjet më e vogël, solli në jetë djalin e tyre

2 Nëntor 2023, 18:46 Nga DOSJA
Legjenda Fernando Hierro, baba për herë të tretë në

MEKSIKE - Mbrojtësi veteran i Real Madridit, i cili luajti 14 vjet në fanelën “los blancos” (1989-2003) dhe fitoi gjithçka në Spanjë dhe Evropë, është i martuar me gazetaren Fanny Stipkovic, e cila solli në jetë djalin e tyre, Nikolla. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fernando Ruiz Hierro (@fernandohierro)

Hiero ishte i martuar për dekada me Sonia Ruiz dhe kishin dy fëmijë së bashku. 29-vjeçari Alvaro dhe 23-vjeçarja Claudia, e cila është modele. 

Çifti u divorcua në vitin 1999 dhe pak muaj më vonë, gazetarja nga Kroacia, intervistoi Hieron dhe kështu lindi një dashuri e madhe që çoi në martesë dhe fëmijë. 

Stipkovic është një gazetare e njohur sportive në Kroaci dhe Spanjë dhe është 15 vjet më e re se Hiero. Fëmija i tyre ka lindur në Guadalajara të Meksikës, pasi asi veteran i Real Madrid punon atje si menaxher. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll