Sport

Haaland në vend të “Topit të Artë”, në Paris përdori ‘kartën e artë’ të bankës për pazar

Norvegjezi, së bashku me partneren e tij, Isabelle Johansen, mund të mos e kenë fituar “Topin e Artë” e tij të parë, por ai përfitoi nga prania në Paris për të shtuar veshjet e tij.

2 Nëntor 2023, 18:12 Nga DOSJA

FRANCE - Erling Haaland, megjithë vitin e tij të mrekullueshëm te Manchester City, doli i dyti në kompeticionin e “Topit të Artë” (i cili përfundoi në duart e Lionel Messit për herë të 8-të), por ai nuk u pengua nga fakti dhe u sigurua të bënte maksimumin në ditën e tij shtesë të pushimit, të dhënë nga Pep Guardiola.

Superylli norvegjez dhe partnerja e tij darkuan në restorantin e famshëm L'Avenue (një nga më elegantët në kryeqytetin francez, pak larg Harkut të Triumfit).

Me Haaland, që zbuloi dietën e tij ekstravagante vitin e kaluar (e cila përfshin zemrën meksikane të lopës), fakti që ai postoi një pjatë me goca deti nga Parisi, erdhi si një surprizë e këndshme.

Haaland në vend të “Topit të Artë”, në

Menjëherë pas daljes nga restoranti, çifti u drejtua për në disa dyqane të shtëpive të njohura (Dior, Isabel Marant, Off-White dhe Burberry) që ndodheshin ngjitur dhe çantat që mbanin shoqëruesit e tyre, tregonin se ata mund të mos kishin marrë “Topin e Artë” në Paris, por ai e përdori patjetër kartonin e tij të... të artë.

Haaland në vend të “Topit të Artë”, në

Veç kësaj, nëse gjykojmë nga daljet e tij të vitit të kaluar, ku zakonisht zgjidhte veshje që i referoheshin... pizhamës, garderoba e tij kërkonte patjetër një rifreskim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll