Aktualitet

VIDEO/ Forcat e xhenios largojnë municionet luftarake në Mat

Ekspertët bënë të mundur largimin e municioneve luftarake ku ishin pikasur nga banorët. Pasi janë siguruar që nuk përbëjnë rrezik gjatë transportit, forcat xhenio i kanë marrë në automjetin e tyre.

2 Nëntor 2023, 15:39 Nga I.A
VIDEO/ Forcat e xhenios largojnë municionet luftarake në Mat
Forcat e xhenios

MAT- Pas shqetësimit të ngritur nga banorë të fshatit Komsi në Mat mbi pretencën e municioneve luftarake të pa shpërthyera tek ish-depot e armatimit në vendin e quajtur "Pylli i kadiut", kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes forcat e xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ekspertët bënë të mundur largimin e municioneve luftarake ku ishin pikasur nga banorët. Pasi janë siguruar që nuk përbëjnë rrezik gjatë transportit, forcat xhenio i kanë marrë në automjetin e tyre.

Ish-depot e armatimit në fshatin Komsi të Matit prej më shumë se 20 vitesh janë jashtë funksionit. Ashtu si shumë zona të tjera armatimi në vendin tonë, edhe kjo nuk i shpëtoi marrjes së municioneve nga qytetarë të ndryshëm.

mat

Sondazh

Poll