Aktualitet

"Ish-kryeministri të mos bëjë zhurmuesin"/ Avokatja e caktuar nga shteti për Berishën ankohet tek AMA: Më kanë sulmuar

Ajo deklaron se ka kryer punën e saj të paanshme pranë GJKKO-së, teksa i kërkon edhe ish-kryeministrit Berisha që të “mos bëjë rolin e zhurmuesit,  por të paraqitet në gjykatë sipas vendimit”.

2 Nëntor 2023, 13:46 Nga A.B
"Ish-kryeministri të mos bëjë zhurmuesin"/ Avokatja e
Valentina Teodoresku

TIRANË- Valentina Teodoresku, avokatja e caktuar nga shteti për Sali Berishën, i është drejtuar me një ankesë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). Teodoresku është ankuar për sulmet që sipas saj i kanë bërë gazetarët pas dhënies së masës për Sali Berishën, madje pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar.

Në ankesën drejtuar AMA-s, avokatja e Dhomës së Avokatisë në Tiranë por edhe e listës kryesisht, pohon se ka fakte se ka marrë kërcënime dhe është fyer në disa panele emisionesh. Ajo deklaron se ka kryer punën e saj të paanshme pranë GJKKO-së, teksa i kërkon edhe ish-kryeministrit Berisha që të “mos bëjë rolin e zhurmuesit, por të paraqitet në gjykatë sipas vendimit”.

Avokatja kërkon marrjen e masave, deri në heqjen e licencave, pasi sipas saj po dezinformojnë publikun./Dosja.al

valentina teodoresku sali berisha

Sondazh

Poll