Aktualitet

Dhuna në seancën e 30 tetorit, SPAK bashkon në një çështje kallëzimet e bëra nga PS dhe PD

Dy deputetët, Sinaj dhe Nallbati, do të thirren nga SPAK-u në orët në vijim.

2 Nëntor 2023, 13:42 Nga A.B
Dhuna në seancën e 30 tetorit, SPAK bashkon në një
SPAK

TIRANE- Kallëzimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për incidentin mes deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledjon Nallbati në Kuvend, janë bashkuar në një të vetme nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se dy deputetët, Sinaj dhe Nallbati, do të thirren nga SPAK-u në orët në vijim.

Atyre do t’u kërkohet të kryejnë ekspertim mjeko–ligjor, për të provuar nëse kanë probleme shëndetësore që mund të kategorizohen për t’u hetuar.

Dy deputetwt u konfliktuan fizikisht nw seancwn e 30 tetorit. Në nisje të seancës plenare Nallbati i hoqi mikrofonin Sinës, duke mos e lënë të flas, më pas deputetët u shtynë, teksa Nallbati tentoi ta qëllojë me grusht deputetin e PS. Më pas ndërhyri Garda dhe seanca u ndërpre./Dosja.al

spak

Sondazh

Poll